Site icon Informohu siç duhet

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e zhdukur nga Durrësi, nëna: Është në gjendje të mirë

14-vjeçarja që u largua mëngjesin e kësaj të mërkure nga banesa e saj në Durrës është gjetur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Lajmi u konfirmua nga nëna e saj, e cila bëri me dije se vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer pranë familjes.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në largimin e saj, ndërsa policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version