Mëngjeisn e kësaj të diele një 73-vjeçar është është gjetur i vdekur në gropën e lavazhos së tij private, në lagjen nr.4 të Sarandës.
I ndjeri, Vasillaq Rubati nga familjarët e tij, menjëherë është transportuar drejt spitalit të Sarandës, por pa shenja jete.
Më pas trupi i pajetë u zhvendos në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.
Me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më të specializuar mjeko-ligjore.
Ndërkohë Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen edhe pse paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme.