Site icon Informohu siç duhet

Gjendet i pajetë roja i një galerie kromi në Bulqizë, dyshohet aksident në punë

Puntori humb një pjesë të krahut në fabrikën e kromit, procedohet penalisht administratori

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të shtune në Bulqizë, ku 58-vjeçari Bashkim Keta është gjetur pa shenja jete në një zonë minerare.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Zona D. Dyshimet e para janë ngritur nga minatorët e subjektit privat të kromit, pasi roja i galerisë nuk ishte paraqitur në vendin e punës. Pas kërkimeve, ata e kanë gjetur Bashkim Ketën të pajetë në stogun e kromit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nga veprimet paraprake dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Njoftimi i Policisë:
“Bulqizë / Informacion paraprak. Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte si rojë private në një subjekt minerar. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Exit mobile version