Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shorti i Botërorit 2026/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët potencialë në rast kualifikimi

    Operacion në Korçë kundër lojërave të fatit, zbulohet një pikë bastesh brenda një lokali

    Tre perime që ngadalësojnë plakjen dhe forcojnë imunitetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Gjatë operacionit të Erion Bobës ikën dritat”/ Akuzat e familjarëve reagon Spitali i Durrësit: Sistemi ka funksionuar normalisht, pajisjet jetike të sigurta

    December 5, 2025

    Familjarët e 15-vjeçarit Erion Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë denoncuar trajtimin fillestar që ai mori në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ata deklaruan se gjatë operacionit kishin ikur dritat, duke theksuar mungesën e kushteve bazë për një ndërhyrje emergjente.

    “Halla e të ndjerit” u shpreh se gjatë qëndrimit të tyre në spital, mjekët janë munduar të ndihmojnë, por kushtet kanë qenë fatale, pa ashensor për emergjenca dhe me ndërprerje energjie gjatë operacionit, duke e cilësuar situatën “si në mesjetë”.

    Pas akuzave, Spitali Rajonal Durrës reagoi zyrtarisht, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe sqaruar se pacienti ishte paraqitur në gjendje jashtëzakonisht kritike, me shok traumatik-hemorragjik. Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe stabilizuan pacientin për trajtim intensiv. Sipas spitalit, komplikacionet që çuan në vdekjen e të miturit ishin pasojë e gjendjes së tij kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

    Në lidhje me pretendimin për ndërprerje energjie gjatë operacionit, spitali sqaroi se nuk është konstatuar asnjë ndërprerje e tillë. Sistemi i gjeneratorëve funksionon automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri rezervë, që sigurojnë vazhdimësi. Ashensorët janë gjithashtu funksionalë dhe të mbuluar me kontrata mirëmbajtjeje.

    Spitali thekson se është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

    Spitali Rajonal Durrës

    Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.

    Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
    Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.

    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.

    Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.

    Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

    Erion Boba Spitali i Durrësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shorti i Botërorit 2026/ Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët potencialë në rast kualifikimi

    December 5, 2025

    Operacion në Korçë kundër lojërave të fatit, zbulohet një pikë bastesh brenda një lokali

    December 5, 2025

    Tre perime që ngadalësojnë plakjen dhe forcojnë imunitetin

    December 5, 2025

    Danimarka hap ambasadë në Tiranë dhe Argjentinë në vitin 2026, mbyll atë në Mianmar

    December 5, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 4 Dhjetor 2025

    Dy shenjat e horoskopit që duhet të jenë të kujdesshme sot: paralajmërime për energji të paqëndrueshme dhe rreziqe

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.