Site icon Informohu siç duhet

Giro d’Italia 2025 nis nga Shqipëria/ Kryeministri Rama: 800 milionë shikues!

Giro d’Italia 2025 nis nga Shqipëria/ Kryeministri Rama: 800 milionë shikues!

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje ka publikuar videon e medias italiane, ndsërsa bën me dije se nisja e ‘Giro d’Italia 2025’ nga Shqipëria ka bërë jehonë në shumë shtete të ndryshme.

Ndër të tjera Kryeministri Rama shkruan se është publikuar nga 700 burime informacioni.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin se “Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit

Exit mobile version