Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara GJKKO ka ndërprerë shqyrtimin gjyqësor duke e shtyrë për në datën 17 Korrik dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve.
“Ministri nuk ka asnjë lidhje me Komisionin e çmimeve. Duhet vendosur çështja e transportit,. U tha që duhet të paraqesim pyetje. Procesi kërkon të bëjmë debat me dëshmitarët. Ky nuk është më debat gjyqësor, por synon të marrë gjërat të mirëqena dhe për të vendosur përballë disa fakte të shkruara që nuk kanë asnjë lidhje me ministrit. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme sepse është një material voluminoz. E gjitha kjo është një situatë absurdi.”-është shprehur Mediu.
“Gjykata çmon se për shkak se akti i ekspertimit është voluminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë si dhe kohen e gjatë që ka kaluar që ne 2008, u lë kohën ekspertëve që të konsultohen për shënimet dhe dokumentet e tjera. Gjykata vendosi që të procedojë me depozitimin e pyetjeve me shkrim nga palët dhe pastaj me paraqitjen e tyre po me shkrim pas konduktimit, ne kushtet kur kemi të bëjmë me grup ekspertësh, pasi përgjigja kërkon një konsultim të përbashkët me grupin e ekspertëve. Sa më sipër, gjykata vendosi qe të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. Ftohen palët të paraqesin pyetjet me shkrim”, thuhet në vendimin e gjykatës.