Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    Edhe detyrimet e papaguara vendore deri në 2014 do të falen, Drejtoria e Tiranës sqaron periudhat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Gen Z dhe Alpha pazare “të shëndetshme”, si po ndryshon qasja e brezave për blerjet në Shqipëri

    August 13, 2025

    TIRANË- Mënyra sesi brezat përzgjedhin produktet e tyre të përditshme në supermarket ndryshon nga njëri-tjetri dhe kësaj tendence nuk i shpëton as Shqipëria. Rrjetet e supermarketeve shprehen se tendenca e Gen Z që përfshin të lindurit në vitet 1997-2012 apo Gen Alpha që përfshin të lindurit mes 2010-2024 apo 2025 do të orientojë një qasje krejt të re edhe në produktet që serviren në rafte.

    Kuptohet që për brezin më të ri që është ai Alpha imponimi i pazarit për preferencat specifike iu bëhet prindërve. Tendenca gjithsesi është e qartë brezat më të rinj ndryshe nga Millenials (fillim i viteve 1980 deri mesi i 1990-s) dhe Gen X (1965-1980) janë drejt njohjes më të mirë të produkteve sa i takon përmbajtjes duke synuar ato që janë më të shëndetshme.

    “Brezi i ri është shumë më kërkues, shumë më i vetëdijshëm dhe shumë më dixhital. Gen Z dhe Alpha kërkojnë: Produkte të shëndetshme dhe ekologjike;  Origjinë transparente të produkteve; Përvoja të personalizuara dhe ndërvepruese;  Qasje të lehtë përmes rrjeteve sociale” thanë përfaqësues të Big Market.

    Ndërkohë administratori i CONAD në Shqipëri Alessandro Rosa shprehet se gjenerata Alfa që përfshin fëmijët deri në 15 vjeç ka pjesë te saj të rinj që tashmë kanë personalitetin e tyre dhe që duan dhe kanë ndikim në vendimet konsumatore të familjes në të gjitha nivelet, jo vetëm në lidhje me konsumin e ushqimit, por edhe në ato më të rëndësishmet si zgjedhja e makinës apo veshjes.

    “Ky është një brez i karakterizuar nga ultra-dixhitalizimi, i mësuar që në fëmijëri me përdorimin e telefonave inteligjentë dhe tabletëve dhe me përdorimin e rrjeteve sociale si YouTube, TikTok, Snapchat etj. Prindërit e tyre përgjithësisht janë të gjeneratës së ashtuquajtur millennials, pra nga mosha 30 deri në 45 vjeç, u japin autonomi dhe i përfshijnë në vendimet e përditshme.

    Ata janë të interesuar për modën dhe kozmetikën. Për sa i përket ushqimit ata mund të konsiderohen “Foodies” të vegjël, sepse prindërit i kanë mësuar të provojnë ushqime të ndryshme duke filluar nga produktet etnike, kuzhinë kineze, japoneze, indiane, por edhe italiane, nga pica te makaronat. Ata janë më të familjarizuar me dieta vegjetariane, të ndikuar nga stili i jetesës së prindërve.

    Falë autonomisë që u është dhënë dhe si efekt i shtysës së thënë nga vëmendja e prindërve, fëmijët priren t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe mirëqenies së tyre dhe janë shumë selektivë në zgjedhjen e produkteve për t’u konsumuar dhe shpesh ua rekomandojnë prindërve, pasi kanë mësuar të vlerësojnë cilësinë edhe nëpërmjet produkteve të shtrenjta” vlerëson ai.

    Ndërkohë, sipas z. Rosa gjenerata Z përfshin të rinj nga adoleshenca deri në të 30-at janë kryesisht studentë ose në fillim të jetës së punës, dhe zakonisht pa të ardhura të qëndrueshme.

    “Zoomers kanë lindur gjithashtu dixhitalë, kanë një mendje shumë të hapur dhe i bëjnë blerjet e tyre si offline, ashtu edhe online. Ata nuk i pëlqejnë strukturat e mëdha të shitjes me pakicë dhe priren të preferojnë dyqane të mesme dhe të vogla. Ata gjithashtu përdorin blerjet online për shkak të informacionit më të detajuar dhe përfitimeve në çmim” shprehet ai.

    Diferenca me gjeneratat paraardhëse është edhe qasja më e fokusuar dixhitale e këtyre brezave të fundit. Kjo ka kërkuar që edhe rrjetet e supermarkteve të orientohen drejt investimeve të kësaj natyre.

    “Brezi i ri kërkon transparencë, komoditet, përvoja dixhitale dhe produkte të shëndetshme e njëkohësisht të vëmendshëm që produktet të kenë paketime ekologjike dhe të riciklueshme. Ne patjetër që për tu përgjigjur ketyre kërkesave po zgjerojmë asortimentin dhe ofertën për produktet bio, gluten free, sugar free, vegane dhe lokale, përmirësimin e kanaleve dixhitale, si edhe me komunikim më të drejtpërdrejtë në rrjete sociale. Gjithashtu për një shërbim akoma më të mirë dhe të shpejt tek kasat po zgjerojmë aplikimin e kasave të vetëshërbimit” tha Elona Hametaj, CEO e SPAR./Monitor

    Ndihmoi në shuarjen e flakëve, asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë

    Thashethemet për një romancë të re/ Egli: Mos mendoni se jam kaq e cekët

    Alpha blerjet në Shqipëri Gen Z
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026

    Edhe detyrimet e papaguara vendore deri në 2014 do të falen, Drejtoria e Tiranës sqaron periudhat

    February 11, 2026

    Luiz Ejlli reagon pas tre ditëve në Big Brother VIP

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.