Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Gazetarja kryesore e “Sky News” rikthehet për pushime në jugun e Shqipërisë

    August 26, 2025
    Gazetarja kryesore e "Sky News" rikthehet për pushime në jugun e Shqipërisë

    Gazetarja e njohur e Sky News, Yalda Hakim, e cila për vite me radhë ishte një nga figurat kryesore të BBC-së, është rikthyer në bregdetin e jugut të Shqipërisë për disa ditë pushimi.

    Hakim, e lindur në Kabul dhe e rritur në Australi, ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga qëndrimi i saj në Dhërmi me familjen e saj.

    Shqipëria nuk është një destinacion i panjohur për të, pasi gazetarja ka një raport të veçantë me vendin tonë, sidomos pas mikpritjes që shqiptarët treguan për refugjatët afganë në vitin 2021. Në atë kohë, qindra afganë u strehuan në Shëngjin për t’i shpëtuar regjimit taleban.

    Fondacioni që ajo drejton, The Yalda Hakim Foundation, luajti një rol kyç në shpëtimin e 59 studentëve nga American University of Kabul, si dhe të disa gazetarëve dhe komedianëve, duke i ndihmuar ata të largoheshin nga Afganistani.

    Falë këtij fondacioni, qindra vajza dhe djem në pamundësi ekonomike kanë vijuar studimet e larta në universitete prestigjioze.

    Për komunitetin afgan, Yalda Hakim konsiderohet “Vajza e Kombit”.

    Katër vite më parë, gjatë një vizite në Shëngjin, mes bashkatdhetarëve të saj, ajo u shpreh: “Këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, do t’ia rrëfej të gjithë botës”.

    Kthimi i saj në jugun e Shqipërisë për pushime shihet si një tjetër dëshmi e lidhjes së veçantë që gazetarja ka krijuar me vendin dhe njerëzit e tij.

    Gazetarja kryesore e "Sky News" rikthehet për pushime në jugun e Shqipërisë Yalda Hakim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.