Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gazetarja jep dorëheqjen nga “Reuters” pas 8 vitesh: Turp, po i shërben propagandës izraelite

    August 26, 2025
    Gazetarja jep dorëheqjen nga “Reuters” pas 8 vitesh: Turp, po i shërben propagandës izraelite

    Fotoreporterja kanadeze Valerie Zink ka dhënë dorëheqjen nga agjencia e lajmeve “Reuters”, pas tetë vjetësh si bashkëpunëtore, duke thënë se nuk mund të punojë më për një agjenci që justifikon dhe mundëson goditjen sistematike të gazetarëve nga Izraeli në Gaza.

    “U detyrohem kolegëve të mi në Palestinë të paktën kaq”, thotë Zink. Ajo e njoftoi vendimin në një postim në llogarinë e saj personale në “X”.

    Zink, e cila ka punuar dhe për media të tjera prestigjioze si “New York Times”, “Al Jazeera” dhe media të ndryshme në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, kritikoi raportimin e “Reuters”-it, duke thënë se agjencia është bashkëfajtorë në vrasjen e 246 gazetarëve nga Izraeli që nga fillimi i sulmit ndaj Gazës në tetor të vitit 2023.

    “’Reuters’ zgjodhi të publikojë pretendimin krejtësisht të pabazuar të Izraelit se Al-Sharif ishte një operativ i Hamasit, një nga shumë gënjeshtrat që media si ‘Reuters’ kanë përsëritur me përpikëri dhe i kanë dhënë dinjitet,” shkroi Zink.

    Gazetarja theksoi se mediat perëndimore janë direkt përgjegjëse për krijimin e kushteve për këto ngjarje, duke cituar Jeremy Scahill, i cili shprehej se mediat kryesore, nga “New York Times” deri te “Reuters”, kanë shërbyer si “një rrugë për propagandën izraelite,” duke pastruar krimet e luftës, duke dehumanizuar viktimat dhe duke braktisur si kolegët e tyre ashtu edhe angazhimin e tyre për raportim të vërtetë dhe etik.

    Gazetarja shprehet se “E kam vlerësuar punën që kam sjellë për ‘Reuters’ gjatë tetë viteve të fundit, por në këtë pikë nuk mund ta imagjinoj veten duke mbajtur këtë kartë të shtypit pa ndjerë vetëm turp dhe pikëllim të thellë”.

    Ajo tha se mediat perëndimore, duke “përsëritur trillimet gjenocidale të Izraelit pa vërtetuar nëse kanë ndonjë besueshmëri” dhe duke braktisur përgjegjësinë themelore gazetareske, kanë mundësuar vrasjen e më shumë gazetarëve në Gaza gjatë dy viteve sesa në konfliktet e mëdha globale së bashku, duke kontribuar gjithashtu në vuajtjet e popullsisë.

    Vdekjet e reja nga personeli mediatik në Gaza e kanë çuar numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023 në 246. Ndërkohë Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë e 700 palestinezë në Gaza që prej të njëjtës periudhë.

    Fotoreporterja kanadeze Valerie Zink Gazetarja jep dorëheqjen nga “Reuters” pas 8 vitesh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.