Site icon Informohu siç duhet

Gazetari “bën për dy lekë” futbollistët e kombëtares: Shëtisin fanellën nëpër fushë, lojtar pa grind pa gjak

TIRANË– Në një intervistë për Radar.al, gazetari Ariglon Pali ka folur për skuadrën e kombëtares shqiptare, potencialin që ka kundrejt ekipeve kundërshtare.

Gjithashtu Pali ka komentuar edhe frymën grupit ku sipas tij në disa ndeshje duhet të kishin bërë shumë më shumë.

Çfarë i mungon kësaj kombëtarje? Sepse krahasuar me dy vite më parë janë pothuajse të njëjtët futbollistë që zbresin në fushë. Ka munguar aktivizimi në ekipet respektive çka ka sjellur në pah edhe formën e tyre jo të mirë?

Ariglon Pali: Absolutisht që ka ndikuar edhe ajo por unë shikoj lojtar pa dëshirë, pa dëshirë për të luajtuar. Ka lojëtarë që ende nuk e kuptojnë se çfarë fanelle kanë veshur. Lojtari kur vesh fanellën e kombëtares duhet të transformohet tërësisht. Lojtarë që luajnë me siklete mos dëmtohen, thjesht shëtisin fanellën nëpër fushë. Nuk shikoj asgjë që të veçantë, pa grind. Me Serbinë bënë një ndeshje deri diku të mirë, ishin më lartë se Serbia le ta themi, por lojtar pa grind, pa gjak pa asgjë. Unë nuk e di çfarë mund të presësh nga kjo kombëtare./Radar.al 

Exit mobile version