Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

    June 18, 2025

    Gazeta e njohur greke Protothema i ka kushtuar një artikull të zgjeruar historisë së sipërmarrësit shqiptar Samir Mane, i cili është tashmë miliarderi i parë i Shqipërisë, por edhe i gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas renditjes së fundit të Forbes.

    Sipas Protothema, historia e Manes përfaqëson transformimin e thellë që ka kaluar Shqipëria në këto tri dekada pas rënies së komunizmit. Nga një vend i izoluar që prodhoi dikur stereotipe të trishta mbi “turistin shqiptar”, sot vjen në vëmendje figura e një sipërmarrësi që ka ndërtuar një perandori ekonomike me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar.

    Nga kamioni i parë në rrugën Vjenë–Tiranë, tek perandoria shumëkombëshe

    Protothema sjell detaje të rrugëtimit të Manes, i cili nisi gjithçka në fillim të viteve 1990, kur u largua nga Shqipëria me një vizë të falsifikuar drejt Vjenës. Aty ai filloi aktivitetin e tij duke blerë pajisje elektronike që i transportonte vetë me kamion për t’i shitur në Shqipëri, në një kohë kur infrastruktura e vendit ishte primitive dhe mundësitë e importit thuajse të pamundura.

    Kjo ishte baza nga ku lindi më pas Balfin Group, që sot është shndërruar në një nga grupet më të mëdha të investimeve në Ballkanin Perëndimor, me aktivitet në 11 shtete dhe në 8 sektorë ekonomikë. Sot grupi përfshin bankë, pasuri të paluajtshme, logjistikë, turizëm, elektronikë, energji dhe argëtim.

    Dominim rajonal, ekspansion global

    Protothema thekson se Mane sot është një figurë dominuese në Shqipëri dhe rajon, ndërsa grupi i tij ka hyrë fuqishëm edhe në tregjet perëndimore si SHBA dhe Kanada. Balfin zotëron rrjetin më të madh të shitjes me pakicë të elektronikës në rajon, si edhe projekte madhore turistike si Green Coast, Vala Mar dhe Vlora Marina, që tërheqin marka ndërkombëtare si Accor, Grand Melia dhe Hyatt.

    Gazeta greke veçon edhe bashkëpunimin e ngushtë të Manes me rrjetin grek Jumbo, i cili nisi në 2011 dhe sot numëron 26 dyqane në Ballkan. Ndërkohë, sipas planit të ri të zgjerimit, dy kompanitë po hyjnë së bashku edhe në Moldavi.

    “Nuk jam oligark”

    Në shkrimin e saj, Protothema i kushton vëmendje edhe pozicionimit personal të Manes në lidhje me akuzat që janë ngritur në Shqipëri për lidhje të mundshme me politikën apo aferat korruptive. Mane ka mohuar çdo përfshirje:
    “Nuk kam marrë pjesë kurrë në privatizime, nuk kam qenë pjesë e politikës. Unë nuk jam oligark. Pasurinë time e ndërtova në Austri dhe u ktheva në vendin tim.”

    Nga inspirimi te filozofia e biznesit

    Protothema nënvizon se filozofia e Manes është frymëzuar nga menaxherët e njohur amerikanë Jack Welch dhe Sam Walton: diversifikim i aktivitetit dhe fokus te zgjerimi i shitjes me pakicë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke parë kufizimet e tregut vendas.

    “Shqipëria është e vogël. Pse të mos zgjerohemi në rajon dhe më tej?” – citohet Mane nga Protothema./skyweb.al

    “E nesërmja, magneti im”/ Mëkatet e Berishës: Të shumta, lëri mos i numëro

    Gazeta e njohur greke: Si arriti në majë miliarderi i parë shqiptar, rrugëtimi i Samir Manes

    miliarderi i parë i Shqipërisë Samir Mane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.