Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gaza/ Bashkëshortja e Erdogan i bën thirrje Melania Trump: Dërgojini një letër Netanyahut për fëmijët

    August 23, 2025

    TURQI– Bashkëshortja e Presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, Emine, i ka dërguar një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, duke i kërkuar asaj të tregojë të njëjtën ndjeshmëri që ka për luftën në Ukrainë dhe për krizën humanitare në Gaza.

    Zonja e parë e Turqisë përmes letrës së saj përshëndet Melania Trump “me dashuri dhe respekt të sinqertë” dhe thotë se biseda e saj e sinqertë dhe mikpritja e sjellshme gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pavarësisht faktit se kanë kaluar gjashtë vjet që atëherë, mbeten të gjalla në kujtesën e saj.

    Emine deklaron se gjatë darkës dhe shëtitjes së tyre në kopsht, pati ndjesinë se Melania është e ndjeshme ndaj çështjeve aktuale dhe se kjo ndjeshmëri reflektohet edhe në letrën që i shkroi së fundmi presidentit rus, Vladimir Putin për fëmijët e Ukrainës.

    Emine Erdogan beson se ajo që shkroi Melania në letër shpreh ndjenjat e përbashkëta të njerëzimit dhe deklaron se e vlerëson këtë qëndrim të vlefshëm, duke thënë se “ndjeshmëria që keni treguar ndaj fëmijëve jetimë në Ukrainë është një iniciativë që frymëzon shpresë në zemra”.

    Emine Erdogan vazhdon letrën e saj duke theksuar se fëmijët e Ukrainës nuk janë të vetmit të cilëve u është zbehur e qeshura, duke iu referuar fëmijëve të Palestinës që “meritonin të njëjtin gëzim, të njëjtën liri, të njëjtën të ardhme dinjitoze”.

    Ajo gjithashtu i kërkon Melania Trump t’i dërgojë një letër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu “me thirrjen tuaj të fortë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza”.

    “Në këto ditë kur bota është bërë e vetëdijshme për problemin dhe njohja e Palestinës është bërë një vullnet global, besoj se një thirrje nga ana juaj për Gazën do të përbëjë përmbushjen e një përgjegjësie historike ndaj popullit të Palestinës.”- theksoi gruaja e presidentit turk./Radar.al

    Bashkeshortja e Erdogan femijet ne gaza Melania Trump Recep Tajip Erdogan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.