Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë maturantëve, duke njoftuar se janë publikuara testet model sipas lëndëve për Maturën Shtetërore 2026.
Materialet e reja do t’i ndihmojnë nxënësit të orientohen më mirë në përgatitjen e tyre, duke u njohur me strukturën e testeve, llojin e pyetjeve dhe nivelin e kërkesave që do të kenë provimet.
Sipas ministres, suksesi në Maturë nuk vjen rastësisht, por është rezultat i punës, vullnetit dhe përkushtimit, ndaj konsultimi i testeve model përbën një ndihmë të rëndësishme për çdo maturant që synon rezultate të mira.


