Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Gabimi në karrierë/ Guardiola tregon: Ja ai që duhet të luante më gjatë me Sitin

    September 9, 2025

    Trajneri katalanas Pep Guardiola, i cili në kar rierën e tij ka fituar plot 39 trofe mes Barcelonës, Bayern Munich dhe Mançester Siti, ka pranuar se shpesh ka bërë gabime në karrierën e tij, si trajner. Kështu gjatë një prononcimi në programin televiziv “Adiós a Txiki”, që i kushtohej ish-drejtorit sportive të “Citizens”, Tsiki Begirishtain, Guardiola u ndal te një vendim që sot do të donte ta kishte marrë ndryshe: largimi i Hezus Navas nga Mançester Siti.

    “Unë po zgjedh një emër jo të zakonshëm, Hezus Navas. Duhej të kishte qëndruar më gjatë me ne. Faleminderit për vitin e kaluar bashkë, por më vjen vërtet keq që e lashë të ikte. Do të kisha dashur shumë të kishte qëndruar më gjatë, por ndonjëherë ja që bëhen edhe gabime”, u shpreh Guardiola. Spanjolli zhvilloi 183 ndeshje, shënoi 8 gola dhe dha 35 asiste në 4 sezone me Manchester Sitin, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij në krahun e djathtë. Ai erdhi në 2013-n nga Sevija dhe vendosi të largohej duke u kthyer sërish në Spanjë, në 2017-n. Në fakt, Guardiola dhe Navas ndanë vetëm një sezon së bashku, por ai vit duket se ishte i mjaftueshëm për të lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e trajnerit iberik. Megjithatë, kur u pyet për lojtarin më të rëndësishëm të epokës së tij në “Etihad”, trajneri katalanas nuk pati asnjë dyshim: “Gundogan, për vlerën e madhe që pati te ne.”-tha shkurt Guardiola, duke nënvizuar rolin vendimtar të mesfushorit gjerman në sukseset e Sitit në vitet e fundit. Aq sa jo më kot, ai e riktheu Gundogan për herë të dytë, pas dy sezoneve që ai kaloi në radhët e Barcelonës.

    Ndonëse përfundimisht, “Citizens” i dhanë lamtumirën gjermanit këtë verë, kur ai u transferua në Stamboll te Gallatasaraji./PanoramaSPORT

    Pep Guardiola Tsiki Begirishtain
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026

    Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.