Informohu siç duhet

Gabimi i Kuvendit?/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat! (FOTO)

Erion Braçe

TIRANË-Këtë të enjte të 5 Qershorit Parlamenti është mbledhur për seancë plenare. Ndërsa pritet që të kalojnë ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë të pranishëm në sallë, pasi ky i fundit ndodhet në Bruksel.

Seanca e sotme në Kuvend nisi me debate midis kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballës.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen listprezenca e deputetëve, ku kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ka “konvertuar” Erion Braçen në demokrat.

Emri i deputetit socialist në listë shihet i renditur si pjesëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike./Radar.al

Aksident i rëndë në uzinë/ Ndalohen 3 persona për mungesë sigurie në punë

Exit mobile version