TIRANË– Tragjedia që ka ndodhur në familjen e fituesit të BBV4, Gjestit ka tronditur rëndë opinionin publik. Ditën e djeshme Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Kanë qenë të shumtë personazhet publik që kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndër ta edhe reperi i njohur G-Bani.
Gjatë një interviste për “Weekend” në Klan Kosova, G-Bani u shpreh i tronditur nga lajmi. “Jam ndjerë keq shumë, ashtu do të ndihesha për çdo njeri në moshë të njomë që humb jetën, e akoma më shumë kur ndodh nga aksidenti.”-tha ai.
Reperi theksoi se dhimbja është edhe më e madhe, pasi bëhet fjalë për vëllain e një personi që ai dhe kolegët e konsiderojnë “njeriun e tyre”. “Njeriu ynë ka humbur njeriun e vet, sigurisht që na është dhimbsur në shpirt.”- u shpreh G-Bani.
Ai tregoi se nuk e ka kontaktuar ende Gjestin, pasi nuk e di gjendjen e tij shpirtërore. “As nuk guxoj ta kontaktoj Gjestin.”- tha ai, duke kërkuar qetësi e respekt për familjen në këtë moment të rëndë.
G-Bani ka folur dhe për reagimin e mikut të tij, Joz Markut, ku tha se “Jozi ka shpirt dhe ka zemër.” Ai shtoi se miku i tij e kishte bërë postimin sepse e kishte ndjerë dhimbjen.
Por G-Bani sqaroi se nuk do ta kishte këshilluar Jozin të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.
“A me e këshillu me qenë te varrimi? Jo, nuk do ta këshilloja të kishte qenë te varrimi sepse jemi persona mediatikë dhe nuk duhet të tërheqim vëmendjen me prezencën tonë, duhet t’i jepet vëmendje atij djali që ka humbur jetën.”-tha këngëtari./Radar.al

