Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati ndaj gazetarit të RAI3 Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

    Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

    Samiti i NATO-s/ Trump: Grenlanda është një problem i madh për SHBA-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Fushë-Krujë/ Drogë e organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë (EMRAT)

    July 8, 2026
    Fushë-Krujë/ Drogë e organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë (EMRAT)

    Një punonjës së Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i akuzuar për shpërdorim detyre e organizim të paligjshëm ose ushtrim i lojërave të fatit.

    Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, mbulon qytetin e Fushë-Krujës ku dy persona të tjerë, gjithashtu të arrestuar, ushtronin veprimtarinë e paligjshme.

    Të arrestuar janë Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga të akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Gjatë kontrollit në banesën e efektivit të policisë, u gjet e u sekuestruan 119 fishekë model 9mm ndërsa në objektin e dy të arrestuarve u sekuestruan pajisje elektronike, qese paketimi për lëndë narkotike, servera, e materiale të tjera.

    Njoftimi i AMP

    Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, u arrestuan në flagrancë një punonjës policie dhe dy shtetas.

    Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, me zonë mbulimi qytetin e Fushë-Krujës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 197 të Kodit Penal.

    Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 119 fishekë model 9mm.

    Sabah Stafuga, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i padënuar më parë.

    Fatmir Stafuga, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

    Arrestimi i shtetasve Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga u krye për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 197 dhe 283 të Kodit Penal.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet objekt hetimi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

    * 4 pajisje elektronike (makineta) të dyshuara për ushtrimin e lojërave të fatit;

    * 2 serverë/njësi kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për aktivitetin e kundërligjshëm;

    * 1 pajisje DVR;

    * 5 qese me mbështjellje plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 2.22 gramë;

    * 6 qese të vogla plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4.41 gramë;

    * 3 aparate telefonike celulare.

    Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe evidentimin dhe dokumentimin e çdo rasti të favorizimit, mbështetjes apo mosveprimit nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore, duke zbatuar standard të barabartë përpara ligjit dhe tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që, në kundërshtim me detyrën dhe përgjegjësinë publike, përfshihet, favorizon apo mbështet veprimtari të kundërligjshme.

    Drogë Fushë-Krujë organizim i paligjshëm i lojërave të fati
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati ndaj gazetarit të RAI3 Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

    July 8, 2026

    Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

    July 8, 2026

    Samiti i NATO-s/ Trump: Grenlanda është një problem i madh për SHBA-në

    July 8, 2026

    Ndërhyrjet në QSUT, një pacient i verbër 68-vjeçar rifiton shikimin

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.