Pas hapjes së fushatave elektorale nga partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit brenda Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do të nisin me takimet jashtë vendit.
Kryetari i PS dhe njeherësh kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet njoftoi takimin me emigrantët e diasporës në Milano të Italisë në orën 15:00.
Sakaq, një orë më vonë, në të njëjtën ditë, por në një qytet tjetër të Italisë, në Brescia në orën 16:00, kryetari i PD-së ka njoftuar takimin që do të zhvillojë me emigrantët shqiptarë.
Kujtojmë se për herë të parë në zgjedhjet parlamentare do të japin kontributin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë në çdo cep të botës, ku 223 mijë emigrantë në diasporë janë regjistruar për 11 majin.