Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Fundoset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, të paktën 12 viktima. Mister nëse ka edhe shqiptarë

    September 3, 2024

    Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet në Kanalin Anglez pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbys në brigjet e Le Portel në Francën veriore.

    Roja bregdetare thotë se 12 persona vdiqën dhe 53 persona u shpëtuan.

    Shumë nga të mbijetuarit kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe një qendër trajtimi u ngrit në Boulogne-sur-Mer.

    Roja bregdetare shtoi se moti në Kanal është shpesh i vështirë – dhe është i rrezikshëm edhe kur deti duket i qetë.

    Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili po shkon drejt qendrës së shpëtimit në Boulogne-sur-Mer, thotë se dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe disa persona kanë nevojë për trajtim spitalor.

    Agjencia franceze e lajmeve AFP citon një burim të paidentifikuar të ketë thënë se numri i të vdekurve është 13, duke përfshirë tre të mitur.

    Ende raportimet me shifra nuk janë zyrtare.

    Ky është numri më i madh i viktimave në Kanal që nga fillimi i vitit.

    Ai e çon në afro 40 numrin e emigrantëve që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë në Angli në vitin 2024.

    Zyrtarët francezë fajësojnë për rritjen e numrit të vdekjeve trafikantët e paskrupullt që grumbullojnë shumë njerëz në mjete lundruese. Nuk dihet ende nëse në varkë ka pasur edhe emigrantë shqiptarë.

    Burimi BBC

    emigrantë Françë kanali anglez permbyset varka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.