Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se kjo e shtunë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke sjellë një ditë tipike pranverore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të ngjiten deri në 26 gradë Celsius, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, sidomos në jug, priten herë pas here forcime të erës deri në 14 m/s, të shoqëruara me një valëzim detar të lehtë, 1–2 ballë.

