Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rusia shpall të padëshiruar organizatën për të drejtat e njeriut

    Dedja, pjesë e grupit Avdylaj në Shijak. Policia në kërkim të shokut të tij

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

    April 1, 2025
    Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?
    Demo

    Pas një vendimi gjyqësor për shpërdorim të parave publike populistja e djathtë Marine Le Pen përjashtohet nga gara presidenciale më 2027 në Francë. Ende nuk janë të qarta të gjitha pasojat e vendimit gjyqësor.

    Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. Gjykata Penale në ndërtesën moderne të kryeqytetit frances shqiptoi vendimin: Për pesë vitet e ardhshme politikania e djathtë nacionaliste me shumë popullaritet nuk do të lejohet të kandidojë për poste politike. Vendimi ka efekt veprimi të menjëhershëm.

    Kjo nënkupton fundin e ambicjeve politike të saj, për të pasuar më 2027 presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërkohë që në sondazhet e fundit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ajo kryesonte. Tri herë Marine Le Pen ka kandiduar për postin më të lartë në Francë, herën e katërt ajo nuk do të mund të kandidojë, të paktën jo më 2027.

    Bashkë me një dyzinë të akuzuarish të tjerë, që punojnë për partinë “Rassamblement National (RN)”, Marine Le Pen u gjet fajtore për shpërdorim të parave publike.

    Konkretisht në akuzë bëhej fjalë për punësime të rreme të punonjësve parlamentarë në Parlamentin e BE-së, të cilët në fakt tërësisht ose pjesërisht kanë punuar për partinë në Francë. Qëllimi nuk ka qenë përfitimi personal i së akuzuarës, por “përfitimi i partisë”, theksoi kryegjyqtarja gjatë shqiptimit të vendimit.

    Gjykata: Marine Le Pen “në qendër” të një sistemi të punësimeve të rreme

    Le Pen, kryetare e RN nga viti 2011 deri më 2022, sipas gjyqtares ka qenë “në qendër” të këtij operacioni. Gjithsej bëhet fjalë për një shumë prej disa miliona eurosh gjatë viteve 2004 deri më 2016. Për rolin e saj trupi gjykues e dënoi politikanen, që ka qenë vetë deputete në Parlamentin Europian në vitin 2017, me katër vjet burg – prej të cilave dy vjet me kusht dhe dy vjet me prangë sigurie në arrest shtëpie. Gjithashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë 100.000 euro.

    Këto detaje të dënimit Le Pen nuk i dëgjoi më. Pasi gjyqtarja bëri të ditur, se dënimi përfshin edhe kufizimin e së drejtës pasive të zgjedhjes me efekt të menjëhershëm, Le Pen u largua nga salla e gjyqit. Refuzimin e saj kundrejt këtij vendimi gjyqësor ajo e bëri të qartë qysh në fillim duke tundur kokën në mënyrë të përsëritur.

    Vendimi si një bombë

    Në Paris ky vendim u prit si një bombë. Kryetari i RN-së Jordan Bardella, i cili gjithashtu konsiderohet si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit, bëri thirrje për një “mobilizim paqësor” me një peticion online. Sipas tij ky vendim është një “skandal demokratik”. Edhe nga kampe të tjera politike pati kritika. Politikani i majtë Jean-Luc Mélenchon shkruajti, “shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur duhet t’i takojë popullit”.

    Krahas kritikës nga Rusia dhe SHBA, erdhën edhe të tjera reagime kritike nga kampi i djathtë europian. Holandezi Geert Wilders reagoi i “shokuar” ndaj këtij vendimi dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu solidaritetin e tij duke postuar në platformën X “Je suis Marine!”.

    Avokati i Le Pen deklaron apelim të vendimit

    Pak pas vendimit avokati i Le Pen deklaroi se do të apelojë vendimin. Megjithatë duket të jetë pothuajse e përjashtuar praktikisht, që të ndryshojë gjë lidhur me përjashtimin nga zgjedhjet, i tha DW-së historiani i jurispundencës, Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit. Sipas tij, shansi i vetëm i Le Pen është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.

    Por sidoqoftë vendimi në procesin e apelit do të jepej pak para zgjedhjeve presidenciale dhe në këtë rast nuk ka kuptim që të ndryshohet kandidati. Po ashtu nuk mundtë parashikohet, se çfarë mund të vendosë instanca e apelit. Le Pen është deputete e Asamblesë Kombëtare franceze dhe mund të qendrojë deri në fund të mandatit deputete.

    Në reagimin e saj të parë ndaj vendimit në televizionin francez Le Pen e cilësoi vendimin “politik” dhe sërish theksoi pafajësinë e saj. Gjyqi, sipas saj, ka dashur ta ndalojë atë në mënyrë eksplicite nga kandidatura më 2027. Le Pen tha, se do të angazhohet për një proces të shpejtë apeli, në mënyrë që të mund të kandidojë. Edhe pse ajo vet i konsideron si të pakta shanset./DW

    Sara dhe Besi bye bye! Ledri Vula në një romancë me Xhensilën

    Françë marine le pen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rusia shpall të padëshiruar organizatën për të drejtat e njeriut

    May 20, 2025

    Dedja, pjesë e grupit Avdylaj në Shijak. Policia në kërkim të shokut të tij

    May 20, 2025

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    May 20, 2025

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    May 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.