TIRANË– Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar bashkëbisedimin virtual me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, është pyetur për mundësinë e zhvillimit të një debati publik me opozitën.
Rama përmes përgjigjes së tij ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të angazhohet në një debat të tillë me kryedemokratin Sali Berisha, duke i thënë komentuesit se “për cilën opozitë e ke fjalën”.
“Me kë opozitë duhet të bëj debat publik? Unë debatin publik e bëj çdo ditë, për vite me radhë. Për cilin debat publik po flet? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”.-u përgjigj shefi i qeverisë./Radar.al
https://radar.al/rama-dhe-ministri-i-jashtem-presin-shefen-e-diplomacise-se-be-se-kaja-kall
as/
Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës
Nxiste të miturit të shisnin k*kainë, arrestohet 34-vjeçari në Korçë
Frederik Ndoci ‘plas dreklaratën’: Dyshoj te votat e publikut. Luana: Largohu!