Gjatë takimit, Beleri foli për padrejtësinë që pretendon se iu bë në Shqipëri dhe përmendi “nënë Greqi”. Mitsotakis i shprehu mbështetje, duke thënë: “Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara.”
Mitsotakis shtoi se synimi është të punojnë për një Shqipëri që i afrohet Evropës duke përmbushur angazhimet e saj evropiane. Megjithatë, ndërsa bisedonin për angazhimet evropiane dhe respektimin e ligjeve, Beleri shkelte një nga këto ligje.
Fredi Beleri kishte marrë leje nga Drejtoria e Burgjeve vetëm për të udhëtuar në Strasburg, por në vend të kësaj, ai shkoi fillimisht në Athinë. Kjo përbën një shkelje të lejes së tij, dhe nëse ligji ndiqet me rigorozitet, Beleri duhet të përballet me pasojat e kësaj shkeljeje.