Site icon Informohu siç duhet

Fredi Beleri bëhet i gjallë, padit KQZ-në në Gjykatën Administrative të Apelit

Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon pafajësi

Fredi Beleri

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Gjykatën Administrative të Apelit, duke kërkuar anulimin e vendimit që i hoqi mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë.

Në kërkesëpadinë e depozituar, Beleri kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe pranimin e plotë të padisë së tij. Ai kërkon konkretisht:

Anulimin e vendimit nr. 69, datë 05.07.2024, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm;

Anulimin e vendimit nr. 20, datë 12.09.2024, të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili rrëzoi ankesën e tij dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (BDNJ);

Detyrimin e palës së paditur për të përballuar shpenzimet gjyqësore.

Beleri argumenton se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin dhe përbën cenim të mandatit të tij legjitim, të fituar në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin më 5 korrik 2024, pas dënimit të Belerit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, vendim i formës së prerë nga Apeli i GJKKO. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit, me argumentin se një i dënuar nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Fredi Beleri, i cili nuk e ushtroi kurrë detyrën për shkak të ndalimit penal që nga dita e zgjedhjeve, vijon betejën ligjore për të kundërshtuar përjashtimin e tij nga detyra.

Exit mobile version