Informohu siç duhet

Fotot/ E dini ku ndodhet ky tunel në Shqipëri? Balluku: Në fund të vitit…

Për të përmbyllur punët në tunelin e Murrizit, kanë mbetur edhe 400 metrat e fundit me synim që në fund të vitit 2024, edhe Rruga e Arbrit të mund të aksesohet në të gjithë gjatësinë e saj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrje e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa ka inspektuar punimet në këtë vepër, shkruan në rrjetet sociale:

“Nga zemra e tunelit të Murrizit ku po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit të kësaj vepre kaq sfiduese, ku gjeologjia dhe burimet e shumta ujore kanë qenë pengesa kryesore në avancimin me ritëm të shpejtë të punimeve. Pavarësisht vështirësive, puna nuk është ndalur për asnjë moment dhe po vijon, duke synuar që të finalizohet e gjitha në fund të këtij viti, dhe Rruga e Arbrit të mund të aksesohet në të gjithë gjatësinë e saj”.

Exit mobile version