Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Fotografi i fotos ikonike të Messit me ‘baby’ Yamal rrëfen prapaskenat: Leo ishte në tension

    July 18, 2026
    Fotografi i fotos ikonike të Messit me 'baby' Yamal rrëfen prapaskenat: Leo ishte në tension

    Në prag të finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, një nga fotografitë më ikonike të futbollit modern ka rikthyer vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Bëhet fjalë për imazhin e vitit 2007, ku Lionel Messi shfaqet duke i bërë banjë Lamine Yamalit, atëherë vetëm disa muajsh.

    Autori i asaj fotografie, Joan Monfort, ka rrëfyer historinë pas shkrepjes që sot konsiderohet historike, sidomos tani që Messi dhe Yamal pritet të përballen si rivalë në finalen e Kupës së Botës 2026.

    “Deri tani nuk kam besuar shumë te fati, por tani po”, u shpreh Monfort, duke iu referuar rrugëtimit të jashtëzakonshëm të dy protagonistëve të fotos.

    Fotografi shpjegoi se ideja lindi si pjesë e një kalendari bamirësie të organizuar nga Barcelona në bashkëpunim me UNICEF.

    “Në fund të Europianit 2024 fotografia u bë sërish virale, pasi babai i Lamine e publikoi në Instagram. Barcelona dhe UNICEF po përgatitnin një kalendar dhe vendosën të bashkonin me short një futbollist të ekipit të parë me një fëmijë nga Katalonja. Synimi ishte të përcillej një mesazh humanizmi në prag të Krishtlindjeve”, tregoi ai.

    Monfort zbuloi se fillimisht u shqetësua kur mësoi se foshnja ishte vetëm disa muajshe.

    “Teksa po i bëja banjë vajzës sime, më lindi ideja e vaskës dhe rosakut prej gome. Të nesërmen i mora me vete në ‘Camp Nou’ dhe realizuam fotografinë”, kujtoi ai.

    Fotografi zbuloi gjithashtu se Messi nuk ishte aspak i qetë gjatë realizimit të fotos.

    “Edhe sot Messi është një njeri i rezervuar, por atëherë ishte edhe më i turpshëm. Ishte në tension sepse pa një foshnjë kaq të vogël dhe mendonte se do të punonte me një fëmijë më të rritur. Unë përpiqesha t’i jepja udhëzime, por njëkohësisht duhej të bëja edhe fotografinë. Në fund, ajo që e zgjidhi gjithçka ishte nëna e Lamine. Falë saj të gjithë u qetësuan dhe fotografia doli perfekte. Misioni u përmbush”, përfundoi Monfort.

    Fotoja e vitit 2007 ka marrë një domethënie krejtësisht të re, pasi pothuajse dy dekada më vonë, Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të jenë përballë njëri-tjetrit në skenën më të madhe të futbollit botëror.

    futboll Lamine Yamal lionel messi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.