TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj ende vijon xhirimet për serialin “Tenxherja Kapakuin” sëbashku me Elvana Gjatën.
Kjo e fundit dje në një intervistë në Top Albania Radio konfirmoi se kanë ende dy episode për të rregjistruar.
Aktori ka postuar një instastory nga skena e xhirimit, në krevat, ku të gjithë stafi janë sipër kokës së tij për të realizuar një skenë të caktuar.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse i ka dhënë fund lidhjes me Heidin, pasi asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm që qarkullon prej javësh në rrjet, që nga momenti kur Heidi nuk e uroi për ditëlindjen aktorin.
