Informohu siç duhet

FOTO/ Me flamurin e UÇK-së në duar, djali i Hashim Thaçit mes protestuesve në Tiranë

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, iu bashkua sot protestës në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë.

Ai u pa mes qindra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, duke mbajtur në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i veshur me simbole të saj.

Në krah të tij ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili mori pjesë në tubim si shenjë solidariteti me ish-luftëtarët e UÇK-së.

Exit mobile version