Informohu siç duhet

FOTO/ Ky është Enver Balla, 62-vjeçari që u vra nga djali me pistoletë

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Enver Balla, 62 vjeçari i cili u vra me armë zjarri pistoletë nga djali i tij Esmerald Balla dhe u hodh në pus.

I dyshuari kryesor i krimit e ka pranuar me gojën e tij atë që ka bërë. Esmerald Balla, 34-vjeç ka pranuar para hetuesve se e ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici  si të zhdukur të atin.

Exit mobile version