SHBA– Vetëm 150 metra, kjo ka qenë distanca nga ku sulmuesi ka qëlluar me armë zjarri, ish-presidentin Donald Trump gjatë fjalimit të tij në tubimin në Pesilvani.
Ndërkohë dëshmitarët okularë të atentatit ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump kanë rrëfyer se kanë parë një një burrë me një armë të pozicionuar në një çati më pak se 150 metra nga ivendi ku po fliste Trump.
Mediat e huaja shkruajnë se ky version i ngjarjeve është vërtetuar qartë edhe nga videot e shumta që janë bërë virale në rrjet.
Ndërsa BBC ka shkruar se duke e krahasuar këtë me imazhet nga Google Maps, si dhe vendndodhjen e pemëve dhe dëshmitë okulare, ne konfirmuam se ai ishte në majë të kësaj ndërtese.