Cruz Beckham kohët e fundit na ka zbuluar dashurinë për partneren e tij më të madhe Jackie Apostel, teksa u panë duke u puthur në Beverly Hills.
Djali më i vogël i David dhe Victoria Beckham u shfaq nëpër rrjet duke bërë publike ndjenjat e tij për të dashurën e tij në ditëlindjen e saj të 29-të, gjatë ditës së djeshme.
Në një postim në rrjet, Cruz tregoi Jackie-n të ulur para një torte të madhe, duke pritur për të fikur qirinjtë. Ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen xx! Të dua”.
Jackie ripostoi fotot e lezetshme, përbri të cilës shkroi: “Ishte duke qarë”.
Jackie gjithashtu postoi në Instagramin e saj duke ndarë një selfie në pasqyrë me të dashurin e saj së bashku me disa emoji puthjesh.
Mësohet se Cruz është në një romancë me këngëtaren braziliane që nga prilli.
Çifti më pas u pa publikisht së bashku në Glastonbury në qershor.
