Siç dhe ju kemi raportuar më herët, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre.
“Për fatin tonë të keq”, nga dasma madhështore nuk ka dalë asnjë foto apo video.
Ajo që dimë është se eventi do të zhvillohej në ambientet e “Sheraton”, por se si Lori dukej e veshur me fustanin e bardhë e Visi si dhëndër, apo detaje nga dasma, këto nuk i dimë.
Të ftuarit e dasmës u treguan goxha të kujdesshëm, duke mos nxjerrë asnjë detaj jashtë ambienteve të “Sheraton”.
Ajo që kemi vënë re, referuar posteve në rrjet, është pjesëmarrja e Grida Dumës në dasëm.
Ish-deputetja njëkohësisht dhe moderatorja,shfaqet plot klas dhe sharm.
Grida zgjodhi që në dasmën e Lorit dhe Visit të shkojë me një fustan të ngushtë ngjyrë jeshil dhe me detaje silver.

LEXO EDHE:
Në dasmën e Lori Hoxhës pati politikanë dhe VIP-a, po Arbana Osmani pse mungoi?
Dasma e vitit! Lori Hoxha martohet këtë fundjavë, detaje nga ceremonia