Site icon Informohu siç duhet

Foshnja lind në avion, kompania i siguron udhëtimet e jetës

Foshnja lind në avion, kompania i siguron udhëtimet e jetës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një vend egjiptian, Kajro ku një foshnje erdhi në jetë në avion.

Për rrjedhojë të ngjarjes linja ajrore “EgyptAir” mori vendimin e papritur, t’i dhuronte udhëtime falas për gjithë jetën kësaj foshnjeje.

Mediat e huaja njoftuan se një grua nga Kameruni solli në jetë foshnjën gjatë fluturimit MS887, i cili po operonte me një avion Boeing 737-800.

Ekuipazhi i kabinës përveçse ofroi ndihmën e tyre gjatë lindjes, ata u siguruan që nëna dhe foshnja të merrnin kujdesin e nevojshëm.

Pas lindjes, fluturimi bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në Libinë jugore, ku autoritetet lokale pranuan nënën dhe foshnjën për trajtimin e nevojshëm në spital.

Pas njoftimit se gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua, fluturimi vazhdoi drejt destinacionit të tij përfundimtar në Doualas./ Living

 

Exit mobile version