Informohu siç duhet

FORMULA 1/ Zbulohet lista e fitusve, ja kush e “rrëmbeu” vendin e parë

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Singaporit, duke e çuar në tre numrin e garave të fituara këtë sezon.

Piloti britanik e zotoi garën  nga fillimi deri në fund, duke mos e humbur në asnjë moment vendin e parë.

Pas tij renditet kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen, i cili ishte mbi 20 sekonda larg britanikut, teksa podiumi u plotësua nga një tjetër pilot i McLaren, Oscar Piastri.

Charles Leclerc gjithashtu bëri një paraqitje të mirë, duke u ngjitur në vendin e pestë, pa mundur dot të parakalonte Russell, teksa Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Kështu gara për titullin kampion vazhdon të jetë e hapur, me Norris që ka shkurtuar diferencën me Verstappen në 52 pikë, ku kanë ngelur dhe gjashtë gara.

Sa i përket garës për instruktor, McLaren thelloi  diferencën me ndjekësit dhe është shumë pranë titullit kampion.

Exit mobile version