Site icon Informohu siç duhet

FORMULA 1/ Bahrejni dhe Arabia drejt anulimit, Mercedesi e nis me dominim në Kinë

Çmimet e Mëdha të Bahrejnit dhe Arabisë Saudite pritet të anulohen nga kalendari i Formula 1 2026 për shkak të tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave ndërkombëtare si “Marca”, “Daily Mail” dhe “Sky Sports Germany”, garat në Bahrejn dhe Xheda janë anuluar dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar, që mund të vijë gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Shangait në Kinë. Bahrejni ishte planifikuar për 12 prill, ndërsa Arabia Saudite një javë më vonë. Për shkak të afatit të shkurtër dhe vështirësive logjistike për skuadrat, zëvendësimi i tyre me gara të tjera duket i pamundur.

Nëse vendimi konfirmohet, sezoni i Formula 1 mund të reduktohet në 22 gara, nga 24 që ishin planifikuar fillimisht. Ndërkohë, duke kaluar te pista, fundjava e Kinës nën shenjën e Mercedesit, skuadër që dominoi si në sesionin e parë të lirë, gjithashtu edhe në parakualifikuese, me Xhorxh Rasëllin në vend të parë dhe Andrea Kimi Antonelin në të dytin. Më tej, Norris, Hamilton dhe Piastri plotësuan pesëshen e kreut, ndërsa Lëklerk i mbylli parakualifikueset në vendin e gjashtë./PanoramaSport
Exit mobile version