LUSHNJE– Një tjetër aksident la ndodhur në Lushnje në hyrjen veriore në rrethrrotullimin e shinave të trenit.
Një automjet tip Ford ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila e ka transportuar të riun rreth të 25-tave në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Bazuar në njoftimin e policisë së qarkullimit të ndodhur në vendngjarje i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa efektivët e qarkullimit po dokumentojnë ngjarjen dhe po kryejnë procedurat e rastit.
Drejtuesi i biçikletës i ka dalë para në momentin që mjeti dilte nga rrethrrotullimi dhe ka ndodhur përplasja. Fatmirësisht shpejtësia e mjetit ka qenë e ulët dhe personi rreth të 25 vjetëve është dëmtuar lehtë pa pasoja për jetën./Radar.al

