Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Forcat izraelite arrestojnë 30 turq në flotën e ndihmave për Gazën, Erdogan reagon ashpër ndaj Netanyahut

    October 2, 2025

    Prokuroria kryesore e Stambollit ka hapur një hetim pas arrestimit të 30 shtetasve turq nga forcat detare izraelite në ujëra ndërkombëtare. Ata ndodheshin në bord të flotës humanitare “Global Sumud”, e cila kishte nisur drejt Rripit të Gazës me qëllim dërgimin e ndihmave për popullsinë palestineze.

    Sipas deklaratës zyrtare, hetimet do të fokusohen mbi akuzat për “plaçkitje të rëndë, dëmtime materiale dhe tortura”, ndërsa theksohet se veprimet izraelite bien ndesh me Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit.

    Mediat turke raportuan se komandot izraelite kanë ndaluar flotën në ujëra ndërkombëtare dhe kanë marrë në paraburgim 30 shtetas turq. Ngjarja ka shkaktuar reagim të menjëhershëm në Ankara.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e dënoi ashpër operacionin izraelit, duke e quajtur një akt agresioni ndaj një nisme paqësore.

    “E dënoj sulmin e Izraelit ndaj Flotës ‘Global Sumud’, që kishte nisur për të sjellë ndihma humanitare për palestinezët. Kjo tregon edhe një herë se qeveria e Netanyahu nuk mund të durojë as paqen. Flota ekspozoi tragjedinë e Gazës dhe krimet e Izraelit përballë botës. Prioriteti ynë është ndalimi i derdhjes së gjakut në Gaza dhe sigurimi i shpërndarjes së lirë të ndihmave”, deklaroi Erdogan.

    Flota ndërkombëtare përbëhet nga rreth 40 anije me aktivistë nga vende të ndryshme, të cilët po përpiqen të çajnë bllokadën izraelite për të dërguar ndihma humanitare në Gaza.

    Turkish President Erdogan:

    I condemn Israel’s attack on the Global Sumud Flotilla, which set out to deliver humanitarian aid to Palestinians.

    This shows once again that Netanyahu’s government cannot even tolerate peace.

    The flotilla exposed Gaza’s tragedy and Israel’s crimes… pic.twitter.com/D7hTy0lNo6

    — Clash Report (@clashreport) October 2, 2025

    Erdogan flota Izraeli Palestina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    July 21, 2026

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    July 21, 2026

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    July 21, 2026

    Shënohet viktima e parë nga moti i keq në Kosovë, dy persona të tjerë të plagosur

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.