Informohu siç duhet

Forcat Detare Shqiptare dhe Marina Amerikane zhvillojnë operacion të përbashkët, ambasada e SHBA nxjerr pamjet

Deti Adriatik u shndërrua këtë të mërkurë në një skenë operacionale stërvitore, ku Forcat Detare Shqiptare dhe dy anije patrullimi të Marinës së SHBA zhvilluan një operacion të përbashkët në kuadër të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare DEFENDER 25.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, skenari i stërvitjes përfshiu zbarkimin me litar dhe ngjitjen e trupave shqiptare në një anije të Forcës Detare, nën mbështetjen e Njësisë së Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës Amerikane.

DEFENDER 25 është stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane në Evropë, që këtë vit përfshin 25,000 trupa nga 29 vende aleate dhe partnere, me qëllim forcimin e gatishmërisë dhe ndërveprimit në operacione të përbashkëta ushtarake. Sipas Ambasadës Amerikane, këto stërvitje janë të një rëndësie jetike për të garantuar gatishmërinë e aleatëve të NATO-s përballë sfidave të sigurisë.

Exit mobile version