Autoritetet në Romë propozuan që Fontana di Trevi të bëhet me pagesë.
Propozimi i Këshilltarit për Turizmin, Alessandro Onorato, parashikon se shatërvani i famshëm duhet të bëhet me pagesë vetëm për turistët, por aksesi për qytetarët e Romës do të mbetet sërish falas.
Mendohet që pagesa të jetë 1 euro, propozim i cili ka siguruar mbështetjen edhe të kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Romës, Lorenzo Tagliavanti.
“Nuk e di nëse kjo është formula më e mirë, por duhet një formulë, jo vetëm për Fontana di Trevi, por edhe për pika të tjera të qytetit, duke kaluar nga turizmi vertikal në atë horizontal. Turizmi është një burim i madh të ardhurash dhe si i tillë duhet të përdoret sa më mirë. Gjithashtu duhet t’u jepet njerëzve mundësia të kenë përvojën maksimale të mundshme”, u shpreh ai.
Objektivi i këtij vendimi është të kufizojë dëmtimin nga turistët, të cilët nga pajkudesia ata shpesh hanë pranë shatërvanit dhe e mbushin me mbetjet ushqimore.
Kjo ide lindi pas analizimit të të dhënave që datojnë nga incidentet e fundit të ndodhura muajt e fundit, kur vizitorët u zhytën në shatërvan.
Rasti I mësipërm vlerësohet si vepër penale për të cilin parashikohet edhe një gjobë prej 500 eurosh dhe ndalim i kthimit në zonë për një periudhë të caktuar.

