Prej disa ditësh dhjetëra qytetar të zonave të ndryshme të Bulqizës janë paraqitur në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Qytetarët e moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si diarre, dhimbje barku, të vjella e temperaturë.
Si fillim dyshimet ishin të kamionit të ujit të pishëm por mjekët e kanë përjashtuar këtë si opsion.
Mjeku pranë urgjencës së spitalit të Bulqizës thotë se kjo mund të jetë një situatë virusale pasi rastet janë të shpërndara dhe nuk kanë lidhje me përdorimin e të njëjtit rrjet të ujit të pijshëm.
Po ashtu, përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi në ndonjë rast gëzimi familjar pasi rastet janë të vazhdueshme prej të paktën tri ditësh.
Fluksi vijon të jetë i lartë edhe gjatë kësaj të hëne ku deri tani janë paraqitur mbi 10 persona.