Qindra tifozë shqiptarë janë nisur drejt Kosovo për të ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme ndaj Turkey, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të pajisur me flamuj kombëtarë dhe simbole kuqezi, përfshirë edhe flamuj të UÇK-së, tifozët kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë që prej nisjes së tyre drejt kryeqytetit kosovar.
Aktualisht, shumë prej tyre ndodhen në pikën kufitare të Vërmicës, ku po përballen me radhë të krijuara si pasojë e fluksit të madh të automjeteve nga Shqipëria. Megjithatë, burime nga terreni bëjnë me dije se pritjet nuk janë të gjata dhe qarkullimi po vijon normalisht.
Prania masive e tifozëve nga Shqipëria në këtë ndeshje është një tjetër tregues i lidhjes së fortë shpirtërore dhe sportive mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit, duke e kthyer këtë përballje në një festë të përbashkët kombëtare.


