Site icon Informohu siç duhet

Flet për herë të parë pas rikthimit në fushë Gjimshiti: Të rishikojmë gabimet

Ndeshjen e parë pas rikthimit, Berat Gjimshiti e shfrytëzoi mirë dhe ndihmoi skuadrën e Atalantës në fitoren 3-2 ndaj Fiorentinës.

“Pësuam dy gola mjaft të shmangshëm, sigurisht që duhet t’i rishikojmë, si mbrojtës është e drejtë të shikojmë gjithashtu edhe gabimet. Jemi të lumtur, pas një kohe të gjatë që luajtëm sërish në shtëpi, është një shtysë e madhe që na dha publiku. Golat? Sigurisht që pësuam sërish një gol nga një top i vdekur, por nuk është çështje përqendrimi”.

Ndryshimet-: “Është normale që disa lojtarëve u duhet pak më shumë kohë, por ne që kemi qenë më gjatë këtu do t’i ndihmojmë. Ne e dimë se çfarë dëshiron trajneri, do të përpiqemi t’i ndihmojmë”.

“Arsenali? Ata që ndjekin futbollin europian e njohin, në vitet e fundit ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, është e vështirë të shënosh gola kundër tyre. Duhet të shikojmë veten” – tha ai.

Exit mobile version