Në episodin e radhës të podcastit “Flet” me Ilnisa Agollin, do të surprizohemi nga pjesëmarrja e imamit të njohur në rrjet.
Në një postim të bërë në rrjet, zbuluam se do të jetë Ahmed Kalaja, Imami viral do të jetë në një rrëfim ekskluziv me Ilnisa Agolli.
Se çfarë do të flitet në episodin e radhës, kjo mbetet për t’u parë ditën e martë.
Nga videoja e publikuar ku shihet qartazi afrimiteti i imamit me moderatoren e programit, komentet kundra këtij veprimi kanë qenë të shumta.

