Ndërkohë që 42-vjeçari Rigels Kaso,që është gjetur sot në rrugë në Tiranënë gjendje të rëndë shëndetësore, e përshkruajnë si një person jo problematik.
“Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendjen do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve.
Tani po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu
Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen , pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisni.
Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, bile s’na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer”, shprehet një prej fqinjëve të tij për gazetaren e Top Channel Dhorjela Çule.