TIRANË– Konflikti për pronën është një ndër problemet më të mëdha në Shqipëri ku njerëzit zvarriten për vite me rradhë nëpër gjykata.
Sëfundmi në një intervistë për Media Radar, avokati Gylsen Zhllima ka analizuar krizën e pronave në vendin tonë dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët.
Ai shpjegon se zgjidhja e çështjeve të pronësisë mbetet kusht i rëndësishëm për integrimin europian, ndërsa shumë familje vazhdojnë të enden ndër vite nëpër gjykata.
Zhllima komenton rolin e noterëve në proceset e dëmshme të së kaluarës dhe sqaron se gjykatat janë ende të mbingarkuara me dosje që datojnë prej vitit 2018, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve. Episodi trajton problematikat kryesore ligjore dhe çfarë duhet ndryshuar për të pasur drejtësi më efikase.
Një qytetar që ka problem me pronën, çfarë rruge duhet të ndjekë dhe sa e gjatë është ajo?
Avokati: Me reformën në drejtësi zgjat shumë. Më duket në shkallë të parë po të jem realist mund të zgjasi 5-6 vite. Kjo ishte reaforma për të përmirësuar, ndërsa tani është reforma për të shkatërruar. Në apel do presë jemi në 2025, Apeli sot gjykon 2018. Pra e kuptoni edhe në Apel sa do pritet. Në Gjykatën e Lartë po je në një moshë të lartë mbi vendimi mund të vihet në parcelën e fundit. Qytetarët duhet të kërkojnë llogaridhënie. Kjo që po ndodh me pronën është më e tmerrshme sesa të themi për një zgjidhej martese./Radar.al

