Gjatë seancës plenare të sotme, ku kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi mbi punën e Prokurorisë së Posaçme, pati tensione të larta. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, ndërpreu fjalën deputetes së PD-së, Etilda Hoti, duke shkaktuar pakënaqësi tek deputetët e opozitës.
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që Hoti të vazhdojë fjalën, duke i thënë Felajt: “Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?”
Në të njëjtën kohë, deputeti Flamur Noka tentoi të afrohej te foltorja ku ndodhej Dumani, por u ndalua nga punonjësit e gardës. Felaj iu drejtua Nokës me tone të ashpra, duke i thënë: “Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!”
Bardhi: Jepi fjalën koleges të mbaroj pyetjes! Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?
Felaj: E kishte fjalë, i bëri të gjitha pyetjet, se i kam pyetjet para. Zoti Bardhi
Bardhi: Jepi fjalën, pastaj të flasi ai (Dumani)
Felaj: Keni pyetjet tjetër për të bërë? Ka mundësi të uleni?
Noka i drejtohet foltores ku ndodhet Altin Dumani.
Felaj-Nokës: Ulu, ulu! Ç’pate, ulu zoti Noka! Ulu në vend ti, zoti Bardhi dhe Vokshi. Nuk mund të flisni për të, nëse ka pyetje të flasi. Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!