Zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatrat e njësisë administrative Terpan në Berat, duke rrezikuar seriozisht banesat. Vatrat janë regjistruar në zonat Vokopo, Zhapokik, Rehov dhe Rërpan, ku përhapja e flakëve ka qenë e shpejtë dhe e pamëshirshme.
Tre shtëpi janë tashmë të shkrumbuara, ndërsa zjarrfikësit e Skraparit, Beratit dhe Poliçanit po luftojnë në kushte ekstreme për të ndaluar zjarrin dhe për të shpëtuar banesat e tjera nga shkatërrimi.
Situata mbetet kritike, me autoritetet në gatishmëri të plotë për të evakuuar banorët në rast se flakët përparojnë drejt zonave të banuara.


