Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e futbollistit të njohur portugez Diogo Jota, 28 vjeç, dhe vëllait të tij André, 25 vjeç, i cili ishte gjithashtu lojtar profesionist në skuadrën Penafiel. Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, rreth orës 00:35, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë qytetit Cernadilla në rajonin e Sanabria, afër kufirit midis Spanjës dhe Portugalisë.
Sipas mediave portugeze dhe burimeve nga Guardia Civil, aksidenti ndodhi pasi shpërtheu një gomë gjatë një parakalimi, çka bëri që makina Lamborghini, me të cilën po udhëtonin dy vëllezërit, të përplasej në barrierat qendrore dhe të shpërthente në flakë.
Mjeti u përfshi plotësisht nga zjarri përpara se të mbërrinin shërbimet e emergjencës. Targat e mjetit ndihmuan në identifikimin fillestar të viktimave, ndërsa konfirmimi zyrtar u bë përmes analizave të ADN-së, pasi trupat u gjetën tërësisht të karbonizuar.
Sipas CNN Portugal, Diogo Jota po udhëtonte drejt Santanderit për të marrë një traget për në Angli, për të shmangur udhëtimin me avion, për shkak të një operacioni të fundit në mushkëri.
Autoritetet spanjolle kanë dërguar trupat në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Zamora, ndërsa Qeveria e Castile dhe Leon ka ofruar ndihmë psikologjike për familjen dhe ka vënë në dispozicion një linjë informative në portugalisht dhe anglisht.
Kjo ngjarje ka tronditur botën e futbollit, teksa Liverpool FC dhe komuniteti sportiv në të dy vendet kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë për humbjen tragjike.
Dos jóvenes fallecen en un accidente en la A-52 (Palacios de Sanabria).
Interviene el Parque de Bomberos de Rionegro del Puente (Zona Norte del Consorcio de la @DiputacionZA)
El vehículo se incendió y las llamas se propagaron a la vegetación.
Tenían 28 y 26 años. DEP. pic.twitter.com/tqEhIS6iiY— Diputación Provincial de Zamora (@DiputacionZA) July 3, 2025


