LURË– Të paktën 10 ha kullotë dhe pyje janë djegur në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa zjarret vijojnë ende të jenë aktivë.
Për shkak të terrenit të thyer është më i vësëhtirë operacioni për shuarjen e flakëve.
Mësohet se vijon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejes.
Në terren janë të angazhuar punonjës MZSH-se, punonjës të AdZM Dibër, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë e Pyjeve të Bashkisë, punonjës të Njësisë Administrative Lure si dhe vullnetarë. Temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

