SHBA– Fitorja e Donald Trump, duket se nuk do t’i sjellë të mira vetëm shtetasve amerikan, por edhe botës mbarë.
Për të gjithë ata që investojnë në Bitcoin dhe kanë ndërtuar jetën e tyre me të ardhurat e fituara nga kjo punë, fitorja e Trump ka sjellur gëzim.
Mediat e huaja kanë shkruar se Bitcoin, ka vazhduar të rritet që nga zgjedhja e Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me perspektivën e relaksimit rregullator të kriptomonedhave, tejkaloi 80 000 dollarë të dielën për herë të parë në historinë e tij.
Bitcoin ka arritur vlerën maksimale prej 80.116 dollarësh, përpara se të binte lehtë.
Ajo arriti në 75.000 dollarë të enjten, duke tejkaluar rekordin e tij nga marsi i kaluar, i cili ishte 73.797 dollarë./FORBES/Radar.al

